DYLON

Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me emigrantë’

Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me emigrantë’
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 02.09.2021 rreth orës 08:10, në realizimit të Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të dy automjeteve furgonave (kombi) në autostradë .

Patrullat e policisë kanë vëzhguar lëvizjet e automjeteve dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur shtatë (7) persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjete. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar dy të dyshuar dhe shtatë emigrantë.

EkoHigjiena

Në koordinim me prokurorin e Prokurorisë Themelore për Krime të Renda në Prizren është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar fillimisht dy të dyshuar: E.K ( v.l. 1998) dhe G.H (v.l. 2000), shtetas të Republikës së Kosovës dhe më pas është kuptuar se edhe një person i tretë është i përfshirë në rastin ‘‘kontrabanda me emigrantë’. Hetuesit policorë kanë arrestuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin R.Z., (v.l. 1990), mashkull, shtetas i Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me emigrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.