Ka ndërruar jetë ish Drejtori i Arsimit, Nazmi Musa dhe familjen e tij e ka ngushëlluar edhe Nazim Gagica që ka pas rastin të bashkëpunojë me të ndjerin, pasi edhe vet ka qenë pjesë e një dikasteri të njëjtë.
“Si drejtor i Arsimit në Gjilan, kisha rastin përveç si mik të bashkëpunoj edhe në rrafshin profesional. Ishte bashkëpunues e ofrues, i qetë e me shumë ide kreative. Të tillë do ta kujtojmë”, ka thënë Gagica.
Postimi i tij i plotë:
***
I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit gjilanas, veprimtarit e mikut tim të mirë, Nazmi Musa.
Si drejtor i Arsimit në Gjilan, kisha rastin përveç si mik të bashkëpunoj edhe në rrafshin profesional. Ishte bashkëpunues e ofrues, i qetë e me shumë ide kreative. Të tillë do ta kujtojmë.
Ngushëllime familjes Musa, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën Nazmiun.
U prehsh në paqe, profesor!