I nderuar të isha pjesë e Turneut Ndërkombëtarë të Karatesë-Istog, organizuar për nderë të mësuesit dhe dëshmorit të kombit, Mustafë Blakaj.
Uroj të gjitha ekipet pjesëmarrëse , në veçanti katër ekipet e Gjilanit, klubet e karatesë; “AS”, “Agim Ramadani”, “Drita”, “Katana” dhe “Dubova”, për sukseset e arritura në Turneun Ndërkombëtarë të Karatesë-Istog, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan. /2LONLINE/