“I nderuar të pranoj mirënjohje nga Shoqata Handikos në Gjilan nga kreu i saj, Fatmir Shurdhani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
“Mirënjohja vjen si rezultat i angazhimeve dhe gatishmërisë tonë ndër vite për të qenë afër këtyre kategorive të shoqërisë sonë”, ka thënë tutje Gagica.
Ai tha se e e falënderon nga zemra shoqatën dhe gjithë anëtarëve të saj për respektin dhe kontributin e dhënë vazhdimisht në interes të Gjilanit.
“Do të jemi bashkë dhe në mbështetje të gjitha kërkesat tuaja dhe të vendosur për t’i përmbushur obligimet tona në raport me këto kategori”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/