Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan ka mbajtur procesin zgjedhor për anëtar të Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, konform rregullave dhe dispozitave që parasheh statuti për zgjedhjen e KE nëpër regjione.
Komisioni Verifikues konstatoi se i gjithë procesi zgjedhor ishte i rregullt dhe pas numërimit të votave u konstatua se kandidati Naser Ajeti mori 10 vota, krahas 9 votave të kandidatit tjetër Bekim Rexhepi.
Kryesuesi i këtij kuvendi, Malazog Hoxha, e falenderoi perfaqesuesin e deritanishem ne FFK, Bekim Rexhepin për punën 3 vjeçare në Komitetin Ekzekutiv, ndërkohë që e uroi, Naser Ajetin për mandatin e marrë.
Ndërkohë, Ajeti falenderoi delegatët për besimin e dhënë, teksa u zotua se do të jetë zëri i klubeve të Rajonit të Gjilanit në mandatin e tij 4 vjeçar si anëtar i KE në FFK.
Të pranishëm përveç delegatëve të klubeve dhe shkollave të futbollit ishte edhe Xhelal Broja, anëtar i KE në FFK dhe njëherit vëzhgues i këtij procesi.