• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Shneta
  3. Pse duhet të konsumoni limon gjatë dimrit?!
Shneta

Pse duhet të konsumoni limon gjatë dimrit?!

by Elife Sherifi 6 Janar, 2020 3 min read
 Pse duhet të konsumoni limon gjatë dimrit?!

Limonët kanë përbërje të lartë vitamine C, fibër dhe përbërës të ndryshëm bimorë të dobishëm. Këto lëndë ushqyese bëjnë që limoni të sjellë një numër përfitimesh në shëndet.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Limonët janë një burim i mirë i vitaminës C. Një limon siguron rreth 31 mg vitaminë C, që është 51% e vlerës ditore të rekomanduar.

Studimet tregojnë se ngrënia e frutave dhe perimeve të pasur me vitaminë C redukton riskun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Por, nuk është vetëm vitamina C që është e mirë për zemrën. Edhe fibra dhe përbërësit bimorë mund të ulin në mënyrë domethënëse disa faktorë risk për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.

Ndihmon në kontrollin e peshës

Kërkimet e bëra tregojnë se përbërësit bimorë që gjenden në limon mund të ndihmojnë në reduktimin e shtimit në peshë, në disa mënyra. Në një studim, disa minjve që ishin në një dietë për të shtuar peshë, iu dhanë polifenolë limoni, të nxjerra nga lëkura e tij. Ata shtuan më pak në peshë se sa minjtë e tjerë.

Parandalon gurët në veshka

Gurët në veshka janë shumë të shpeshtë, dhe njerëzit të cilëve u zhvillohen një herë, mund t’u zhvillohen dhe herë të tjera. Acidi citrik mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka duke shtuar volumin e urinës dhe rritur pH e urinës, e duke krijuar kështu një mjedis jo të përshtatshëm për formimin e gurëve në veshka.

Mbron ndaj anemisë

Anemia e defiçencës së hekurit është shumë e shpeshtë. Ndodh kur nuk merr mjaftueshëm hekur në ushqimet që konsumon. Limoni ka në përbërje hekur, por e parandalon aneminë duke përmirësuar përthithjen e hekurit nga ushqimet bimore për shkak të vitaminës C dhe acidit citrik që përmban.

Redukton riskun për kancer

Një dietë e pasur me fruta dhe perime mund të parandalojë disa lloje kanceresh.

Disa studime kanë zbuluar se njerëzit që hanë më shumë agrume, si limoni, kanë një risk më të ulët për zhvillimin e kancerit. Disa studiues mendojnë se përbërësit bimorë që gjenden tek limoni, si limonene dhe naringenina, mund të kenë efekte kundra kancerit, por kjo hipotezë ka nevojë për kërkime dhe studime të mëtejshme.

Përmirëson shëndetin tretës

Limonët përbëhen nga 10% karbohidrate, shumica në formën e fibrës së tretshme dhe sheqereve të thjeshta. Fibra kryesore tek limoni është pektina, një formë fibre e tretshme që lidhet me shumë efekte pozitive në shëndet.

Tags: Anemia dimri kanceri Limon
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Avokati i Popullit diskutoi për të drejtat e njeriut në Gjilan

23 Maj, 2022
Nacionale

Ministri Mehaj mori pjesë në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes në kuadër

23 Maj, 2022
Gjilan

LDK e Gjilanit: Të mirat e qeverisjes së Lutfi Hazirit po i

23 Maj, 2022
N'rrjet

Komuna e Gjilanit përfitoi grant në vlerë prej 864,306.35€

23 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Temperaturat e ditës në Gjilan – 18 dhjetor 2021

18 Dhjetor, 2021

Gagica: Jemi bashkë në secilën sfidë!

6 Tetor, 2021

Në Klinikën e Onkologjisë të QKUK-së është shënuar Dita Botërore kundër kancerit

4 Shkurt, 2021

Sot dita e parë e stinës së dimrit

21 Dhjetor, 2020

Ni Poet – Ni poezi

23 Maj, 2020

Këshilla si ta mbroni lëkurën gjatë dimrit

25 Shkurt, 2020

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com