Në Kuvendit e dytë zgjedhor të mbajtur të shtunën në Bujanoc, kryetari i deritanishëm i Partisë Demokratike (PD), Nagip Arifi, ka marrë besimin për drejtimin e këtij subjekti politik edhe për një mandat.
Në këtë seancë delegatët unanimisht rizgjodhën Arifin për të vazhduar me udhëheqjen e PD-së, subjekt politik i themeluar në vitin 2011-të.
Arifi, pas rizgjedhjes tha se ky nuk është një privilegj, por obligim. “Unë do të jem besnik ndaj juve, por para së gjithash besnik ndaj PD-së, programit, votave që na kanë dhënë qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit në zgjedhjet e viti 2002 dhe sigurisht tani në vitin 2016”, nënvizoi kryetari i rizgjedhur, Nagip Arifi, raporton Titulli.com.
Në kuvendit e dytë zgjedhor të Partisë Demokratike të mbajtur në shtëpinë e kulturës, përveç drejtuesit të këtij subjekti janë zgjedhur edhe drejtuesit e organeve udhëheqëse, si Këshilli qendror dhe Kryesia.
Duhet theksuar se PD është partia më e re shqiptare në Komunë të Bujanocit. Ajo drejton me këtë komunë që nga viti 2012-të, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike njëherit është edhe kryetar aktual i kësaj komune në Luginë të Preshevës.