DYLON

Përfitimet shëndetësore nga vaji i ullirit

Avatar photo Redaksia

Shumë studime kanë treguar për përfitimet e tij shëndetësore. Vaji i ullirit është i mbushur me ushqyes, vitamina dhe veti shëruese si rezultat i të cilave ndikon në mënyrë antibakteriale, antinflamatore, antifungale dhe antivirale.
Nga sëmundjet kardiovaskulare në botë vdesin çdo vit më shumë se 17 milionë njerëz, gjë që i bën ato vrasësin botëror numër një.

Fatmirësisht, në kuzhinat tona ka arritur vaji i ullirit – ari i lëngshëm i dietës mesdhetare. Në fakt, shumë studime kanë treguar për përfitimet e tij shëndetësore.

EkoHigjiena

Vaji i ullirit është i mbushur me ushqyes, vitamina dhe veti shëruese si rezultat i të cilave ndikon në mënyrë antibakteriale, antiinflamatore, antifungale dhe antivirale. Ekspertët përmes shumë studimeve kanë dëshmuar se konsumi i moderuar i vajit të ullirit mund të mbrojë kundër disa llojeve të kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Prova e fundit për përfitimet nga ky vaj vjen nga Qendra për Hulumtime Kardiovaskulare e Universitetit të Illinoisit, sipas së cilës dieta e pasur me vaj të ullirit mund ta përmirësojë në mënyrë drastike shëndetin e zemrës, dhe madje edhe pas paraqitjes së sëmundjeve të zemrës.

Specialistët amerikanë kanë konstatuar se zemrat e sëmura të minjve laboratorikë më lehtë mund ta përdorin yndyrën me oleate (një përbërës në vajin e ullirit). Ata e analizuan mënyrën sipas së cilës zemrat e shëndetshme dhe të sëmura reagojnë ndaj furnizimit me oleate ose yndyra të tjera nga produktet e qumështit, yndyrat shtazore dhe vaji i palmës. Kur iu dhanë minjve oleate, “u përmirësua në çast mënyra sipas të cilës zemrat u tkurrën dhe pompuan gjak, ndërsa metabolizmi i yndyrës brenda qelizave të zemrës u normalizua”.

Kur atyre iu dhanë lloje të tjera të yndyrave, metabolizmi i yndyrave doli jashtë ekuilibrit, ndërsa qelizat nuk vinin lehtë deri tek energjia.

Arresti kardiak është një sëmundje kronike e cila shfaqet kur zemra është e dëmtuar: ose menjëherë pas një sulmi në zemër ose gradualisht gjatë viteve për shkak të sëmundjeve të zemrës, hipertensionit afatgjatë, alkoolit apo konsumit të drogave. Kështu, zemra e dëmtuar bëhet e rritur (hipertrofike) për shkak të presionit të ngritur. Ndërsa muret e zemrës trashen, vëllimi i gjakut të pompuar zvogëlohet dhe nuk mund t’ia ofrojë në mënyrë adekuate ushqyesit trupit. Po ashtu, ajo nuk mund të procesojë apo ruajë yndyrat të cilat i përdor si energji.

Kritikët e studimit theksojnë se është shumë herët që të arrijnë në përfundimin se rezultatet e njëjta mund të priten edhe në njerëz. Ndërkohë, ata na këshillojnë që t’i ndjekim rregullat e një diete të ekuilibruar – t’i zëvendësojmë yndyrat e ngopura me ato të pangopura, ta reduktojmë konsumin e kripës dhe ta rrisim konsumin e perimeve dhe frutave.

Çfarë tjetër mund të bëjë vaji i ullirit?
Vaji i ullirit e lehtëson dhimbjen në muskuj. Atë mund ta ngrohni dhe lehtë të bëni masazh në zonën e dhimbjeve. Vepron në hemorroide, inflamacion të mushkërive, sëmundje të lëkurës, zbokth, ekzemë, psoriazë dhe infeksione fungale. Përveç kësaj, vaji i ullirit e rrit edhe dëshirën seksuale.

Ai është i shkëlqyeshëm për ten, sepse nga ai e tërheq një shkëlqim të shëndetshëm. Kur përzihet me kripë, përzierja mund të përdoret si një ilaç për sëmundjet e mishrave dhe dhëmbëve. Vaji siguron mbrojtje nga helmet, ndihmon në aktivizimin e tretjes dhe i bën flokët të shndritshëm dhe të bukur. Vaji i ullirit është një agjent i shkëlqyer për antiplakje i cili siguron jetëgjatësi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.