Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami Sabri ef Bajgora , zv.kryeimami Fatmir, Ramadan Shkodra, Rexhep Suma dhe Abedin Sadriu në një takim pune me imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u pritën nga kryetari i Këshillit z. Naim Aliu.
Kryetari Aliu e njoftoi myftiun me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan, si në aspektin administrative e poashtu edhe për raportet e mira në mes të këshillit imamit dhe xhematit. Ai falënderoi myftiun për përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin, ndërsa imamët dhe stafin e tij e falenderoi për bashkëpunimin, punën dhe kontributin e tyre në teren.
Myftiu Tërnava e falënderoi kryetarin Aliu për punën dhe angazhimin, si dhe premtoi bashkëpunim të plotë, në mënyrë që t’i realizojnë projektet e tyre të përbashkëta, derisa mesazhi kryesor i myftiut për imamët ishte angazhimi i plotë i secilit imam për interpretimin e duhur të fjalës së Allahut për ruajtjen dhe kultivimin e paqës dhe harmonis te populli ynë.