Në kuadër të aktiviteteve të organizuar për “Ditët e Komandant LLeshit” dje ishte vizita në vendin e rënies së heroit pikërisht tek Gurët e Buajve dhe në Muzeun në të cilin janë të paraqitura mjetet, rrobat dhe vetura e “Komandant LLeshit”.
Përfaqësues të institucioneve shoqëritë Kulturoro-artistike familjarët e komandantit e shumë qytetarë edhe këtë vit përkujtuan rënien heroike të “Komandant LLeshit” dhe gjithë dëshmorëve tjerë.
Kryetari i Komunës së Bujnaocit Shaip Kamberi dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu dje vizituan Muzeun e” Komandant LLeshit”, në Tërnoc.
Agim Haliti kryetar i Këshillit Organizativ gjatë fjalimit të tij tha se sa ishte luftëtarë “Komandant LLeshi” po aq ishte humanist sportiest vallëtar e aktivist i pa lodhshëm.