DYLON

Hapet ekspozita “Shpirti i ekspozuar” (FOTO)

Hapet ekspozita “Shpirti i ekspozuar” (FOTO)
Avatar photo Redaksia

Në muzeun e qytetit të Gjilanit, u hap ekspozita e pesë nxënësve të shkollës së arteve pamore “Adem Kastrati”, e cila gërshetoj tri mediume të artit, poezinë, kaliografinë dhe ilustrimin.

Nxënësit: Mirjeta Keka, Albina Avdiji, Kaltrina Maliqi, Albnor Sejdiu dhe Ermira Demolli, shpërfaqën prirjet e tyre përmes mediumeve të caktura artistike nga letërsia dhe arti pamor, ku secila poezi është përcjellë me ilustrim dhe bukurshkrim, disiplina dhe talenti i tyre të veçantë, për të cilën, shquhen këta nxënës, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Aktiviteti u realizua me prani të kufizuar të nxënësve, mësimdhënësve, përfaqësuesve të DKA-së dhe Muzeut të Qytetit.

Drejtori i shkollës, Roland Masurica, në hapje të kësaj ekspozite, falënderoi të gjithë të pranishmit, me këtë rast uroi autorët e ekspozitës për kreativitetin e tyre artistik dhe njëherit duke inkurajuar të gjithë të rinjtë të cilët artin e përcaktojnë si udhërrëfyes në karrierë.

Masurica, potencoi se tashmë Galeria e Arteve Pamore është në përfundim të punimeve finale dhe po bëhet një realitet, të cilën do ta gëzoj komuniteti artistik.

Fjalë rasti mori edhe drejtori i arsimit në Gjilan, z. Nazim Gagica, i cili u shpreh i ngazëllyer me këtë paraqitje të nxënësve të shkollës së arteve, theksoj se Drejtoria Komunale e Arsimit do të jetë gjithnjë në mbështetje të nxënësve dhe aktivizimit të tyre, të cilët përmes talentit dhe prirjeve na ofrojnë lumturinë.

Ndërsa, drejtoresha e muzeut të qytetit, Gjylishene Berisha, nga këndvështrimi i një gjuhëtareje e vlerësoi lart punën e nxënësve, duke shtuar se muzeu i qytetit do të jetë gjithherë hapësirë e cila promovon vlera kulturore dhe artistike.

Prof. Jeton Rexhepi, kryetar i aktivit profesional të shkollës së arteve, uroi nxënësit pjesëmarrës në këtë ekspozitë, të cilët, sipas tij, treguan pjekuri artistike. Ekspozita do të mbetet e hapur për vizitorë deri më 02 prill. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.