Me hapjen e ekspozitës, përmbyllet projekti “Fotomaratona – Tri foto, një mendim”

Me hapjen e ekspozitës, përmbyllet projekti “Fotomaratona – Tri foto, një mendim”

Ekspozita me fotografitë konkurruese e hapur në muzeun e qytetit të Gjilanit, ka shënuar aktivitetin përmbyllës të projektit “Fotomaratona – Tri foto, një mendim”, që u realizua nga OJQ “Unioni i artistëve pa kufij”.

Paraprakisht, të rinjtë e përzgjedhur, që për pasion kishin fotografinë, kanë qenë pjesë e një punëtorie, me të cilët ka punuar, profesori Avni Dalipi.

Të rinjtë konkurrues pasi kishin marr detyra, kishin dal në terren për të realizuar foto me tema të caktuar. Dhe, pikërisht fotografitë e tyre, ato të përzgjedhura, janë ekspozuar në një ekspozitë.

Përndryshe, komisioni vlerësues në përbërje: Jetullah Haliti, Miradie Maliqi dhe Robert Masurica kanë vlerësuar dy fotografitë më të mira, ku çmimi për fotografinë më të mirë iu nda Irfan Jasharit, ndërsa për fotografi artistike, u shpërblye Elife Sherifi.

Me këtë rast, profesori Avni Dalipi ka thënë se ndihet i kënaqur me atë që kanë treguar këtë të rinj, që kanë shprehur vetveten e tyre përmes fotografisë, për qytetin e tyre, për të shtuar se është i bindur se me një përkrahje më të madhe, ky projekt, që mëton të jetë tradicional, do të arrijë shumë më shumë dhe do të jetë me vlerë të madhe edhe për vet qytetin e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Deniza Limani, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Gjilanit ka përgëzuar të gjithë ata që janë angazhuar në realizimin e këtij projekti, e veçmas të rinjtë e përfshirë, duke shtuar se komuna, perkatësisht drejtoria perkatëse, do të mbështesë edhe në të ardhmen projekte, ku të rinjtë shprehin talentin e tyre, transmeton 2LONLINE.com.

Qëndrim Kçiku, menaxher i këtij projekti ka falënderuar Drejtoreshën Limani për përkrahje, ndërsa i ka inkurajuar të rinjtë gjilanas qe e duan artin dhe fotografinë të vazhdojnë rrugën e nisur, transmeton  2LONLINE.com.

Përndryshe, ekspozita me fotografitë e ekspozuara, në hollin e katit të dytë të muzeut të Gjilanit, do të jetë e hapur disa ditë. /2LONLINE.com/



KOMENTE