Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali. Mbrojtësi shqiptar është kritikuar jashtëzakonisht për paraqitjet e tij me londinezët.
Një largim të mundshëm e ka konfirmuar edhe babai i lojtarit, njëherazi edhe menaxheri i tij, Kujtim Mustafi.
“Nëse arrin ndonjë ofertë joshëse do ta konsiderojmë. Ai kurrë nuk ka luajtur në Gjermani, përveç në Akademinë e Hamburgut”, deklaroi Mustafi.
Mustafi këtë sezon ka luajtur në vetëm pesë ndeshje në Premierligë, gjithsej 350 minuta. 27-vjeçari ka kontratë me Arsenalin, deri në vitin 2021.