/2L ONLINE/ – Ish kreu i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, ka komentuar në profilin e tij aksionin e Vetëvendosjes në Gjilan, ku aktivistë të saj kishin shpalosur pankartën në të cilën shihej ai, por edhe kryetari aktual i Gjilanit Lutfi Haziri, prapa grilave. Këtë veprim të Vetëvendosjes në Gjilan, Mustafa e quan axhamillëk dhe hipokrizi së bashku.
Lexo: “Lutfi Haziri e Qemajl Mustafa prapa grilave!”
“Aksioni i djeshëm i LVV për reflektim të dëshirës së krerëve të kësaj organizate për t’i parë Qemën e Lutën prapa grilave sa është hipokrit, po aq është i mbështjellur me mosdije e axhamillëk të kësaj organizate e cila, sa del me ndonjë aksion inkurajues e simpatik në nivel të vendit por, të nesërmen ia huq me diçka tjetër bajate e fyese si rasti i vendosjes (dhe lënies në mëshirën e malazezëve) të flamurit kombëtar në kufi, pastaj fyerja qe kjo organizatë u bëri futbollistëve e sportistëve të Kosovës etj…”, ka shkruar Mustafa.
Sipas tij, për Vetëvendosjen, sa herë që prokuroria ngritë ndonjë akuzë a pretendim për anëtarët e aktivistët e saj, ajo është e kapur dhe është nën kthetrat e krimit e të kriminelëve por, e njëjta prokurori nëse ngritë pretendim për Qemajlin e cilindo tjetër, ajo është kredibile dhe e besueshme.
Për më tepër, ja postimi i plotë i Mustafës, shkruar në profilin e tij në FB:
***
Për aksionin “simbolik” të LVV në Gjilan
AXHAMILLËKU DHE HIPOKRIZIA BASHKË!
Aksioni i djeshëm i LVV per reflektim të dëshirës së krerëve të kësaj organizate për ti parë Qemën e Lutën prapa grilave sa është hipokrit, po aq është i mbështjellur me mosdije e axhamillëk të kësaj organizate e cila, sa del me ndonje aksion inkurajues e simpatik në nivel të vendit por, të nesërmen ia huqë me diçka tjetër bajate e fyese si rasti i vendosjes (dhe lenies ne meshiren e malazezeve) te flamurit kombetar ne kufi, pastaj fyerja qe kjo organizate u beri futbollisteve e sportisteve te Kosoves etj…
Per LVV, sa here qe prokuroria ngrite ndonje akuze a pretendim per anetaret e aktivistet e saj, ajo eshte e kapur dhe eshte nen kthetrat e krimit e te krimineleve por, e njejta prokurori nese ngrite pretendim per Qemajlin e cilindo tjeter, ajo eshte kredibile dhe e besueshme.
E kjo nuk shkon hiç te nderuar. Kjo eshte hipokrizi autentike qe dini ta prodhoni vetem ju. Ajo ose eshte e pabesueshme, jokredibile pra, e kapur per te gjithe (perveç per padronet e kesaj kapje) ose eshte e besueshme dhe kredibile poashtu per te gjithe. Une e kam mendimin dhe kualifikimin e qarte per te. Eshte e paditur, selektive dhe e ndikuar. Pra, jo e besueshme.
Sa u perket kualifikimeve per moszhvillim te komunes e per abuzim per vitet kur qeverisa une, ju te LVV jeni axhami ne kete pune. Asnjeri nga ju, qe i njoh une aty (e sidomos ne Gjilan) nuk keni lidhje me qeverisjen as qendrore e as lokale.
Ne fakt ju e keni fitue me qyke te zorit nje komune (edhe ate vetem kryetarin se ne kuvend i keni punet pus qe 3 vite me radhe. Me vota te te tjereve e bete njefare gjysme fitore, bile çerek fitore duhet ti themi sepse, Shpendi fare nuk ishte i juaji. PDK ju ndihmoi shume). E tradhetuat dhe e fyet percaktimin e PDK te Prishtines per ta nderruar Isa Mustafen dhe nuk deshet te qeverisni me te. Si pasoje prodhuat krize trivjeçare ne kuvend dhe nuk e levizet Prishtinen perpara ashtu si e kane pritur votuesit e Shpendit (por jo te LVV). Megjithate jane disa pune te mira ne kete qeverisje te cilat dua ti theksoj sepse nuk jam nihilist pernga natyra.
1.Vendosja e disiplines dhe rregullit ne administraten e Prishtines,
2. Stopimi i anarkise te ndertimet por jo edhe vendosja e rregullit (komuna punon me planet rregulluese te LDK te cilat me koeficient te larte te ndertimit e kane shemtuar kete qytet).
3. Vazhdimi i realizimit te projektit per furnizim me uje te Prishtines, vazhdimi me infrastrukture tjeter etj.
4. Planifikikimi, revidimet dhe projektimi ne prapaskene e qe kurre nuk shihet brenda nje mandati. Ato pune japin efekt ne mandatin tjeter te qeverisjes te cilin me kete mendesi veshtire se do e fitoni.
Ana tjeter e medaljes…
1. Ndertimi, me projeksion te keq rregullativ siç e thashe, vazhdon me e shemtue kryeqytetin;
2. Trafiku i ngulfatur e katastrofik i qytetit;
3. Kungjat vend e pa vend trotuareve qe sa e ruajne dhe e mbrojne jeten e qytetarit po aq e komplikojne shpeshehere me pamundesine per tu qasur lehte e shpejte ne sherbime ditore.
4. Mungesa e unazes se jashtme te Prishtines dhe e parkingjeve publike e ka bere jetem aq te rende ne kryeqytet sa njeriu merzitet kur duhet te kaloje gjate dites neper te ose kur duhet te parkoje per te kryer pune.
Pra, mos merrni turr se tashme keni zene ne thu e do te rrezoheni pak me vone anipse une jam idhtar i nderrimeve e rotacioneve ne qeverisje.
Tendenca per me na bashkue mua me Luten eshte sikur kur don me i be bashke diten me naten e ato asnjehere nuk rrijne bashke. Duhet me ike nata per me zbardhe dita dhe anasjelltas.
Krenohem me punen e mire dhe me rregullsine ne administate e ne zhvilim te komunes per vitet e mia te qeverisjes. Kurren e kurres nuk jam pishman per punen qe e bera ne komune per qytetaret e mi te respektuar pa dallim. E puna per partine eshte teme krejte tjeter…
Sidoqofte, ata qe e kane nda mendjen me fitue bejne shume miqe dhe japin krejte prej vehtes me e be fitoren. E pastaj japin edhe me shume prej vehtes per me e be qeverisjen e mire. Me qasjen qe ju e keni sot, ky eshte mision i pamundur per ju te LVV. Ju e trembni fitoren sepse ju vet trembeni prej saj.
E befshi te mire fundjaven te gjithe. Edhe ju te LVV. Jeni qytetare te Republikes se Kosoves. Qyshdo qe jeni, une ju dua.
Ne nderkohe, miqe te nderuar, jepjani nje sy degradimit urban te Prishtines qe u instalua nga LDK e po vazhdon me LVV. Ska trotuare, ska parkingje mbi toke, ska gjelbrim e kende per femije, ska shtigje per ecje e vrapim… ka vetem zenie te frymemarrjes dhe jete pa shije.
Jane nderruar valletaret po vallja e njejte po vazhdon te luhet. Per fat te keq!.