“Gjilani meriton trajtim ndryshe, udhëheqës që kanë ide e vullnet për me zhvillu ekonomikisht, njerëz që e duan Gjilanin që e duan Kosovën dhe të ardhmen tonë. Aleanca ka dëshmuar se din dhe mundet me zhvillu vendin, me integru e me kriju siguri e stabilitet”, ka thënë Ilmi Mustafa, afarist në Gjermani, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së, Dega në Gjilan.
“Ne, diaspora jemi pranë qytetarëve të Kosovës, ashtu siç edhe kemi qenë gjithmonë. Duhet të ketë qeverisje serioze për të ndodh investimet tona si bashkëkombës dhe investimet nga investitorë të huaj. Nuk investon askush në një vend që i bën aleatët ta sanksionojnë atë”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, Gjilani do të bëhet qytet modern, por jo me qeverisjen aktuale, jo me vizatime 3D, por me punë konkrete e seriozitet.
“E kemi obligim me bë Gjilanin qytet të jetueshëm përmes investimeve që mundësojnë vende pune, paga të dinjitetshme, një qytet e një shtet interesant për të jetuar e punuar. Sot, mjerisht, Gjilani po boshatiset dhe kjo si pasojë e politikave të gabuara dhe jo serioze”, ka thënë tutje, Ilmi Mustafa i AAK-së.
Ai ka uruar për suksese, kryetarin e degës, Nazim Gagicën dhe kolegët tjerë nga dega e Aleancës në Gjilan për hapësirën e dhënë dhe për gatishmërinë për të punuar në interes të Gjilanit e Kosovës. /2LONLINE/