“Shqiptarët në trevat e tyre nuk kanë siguri e as nivel të kënaqshëm ekonomik. Ata përballen me frikë e diskrimin nga shteti serb. Mungesa e investimeve në Luginë, përveç diskriminimit dhe mohimit të drejtave të tyre, janë faktorë që ndikojnë edhe në ikjen e tyre të vazhdueshme në drejtim të Kosovës”.
Kështu është shprehur, Ilmi Mustafa, afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, pas qëndrimit të tij në Preshevë.
Ai ka bërë me dije se bashkë me kryetarin e Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica dhe kolegë tjerë, takuan kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.
“Qoftë si institucione shtetërore në Kosovë e në Shqipëri, qoftë ai diasporë, duhet të bëjmë shumë më shumë se kaq për vëllezërit dhe trevat tona në Luginë”, ka thënë Ilmi Mustafa. i AAK-së /2LONLINE/