(2L ONLINE) – Jahi Mustafa është njëri prej katër anëtarëve të grupit “Shtegtarët e lirë” të cilët kishin ecur në këmbë Gjilan – Bruksel, e i cili ka bërë me dije kërkesat që i kishin kur arritën n Bruksel dhe premtimi që iu është bërë atyre për liberalizim të Vizave për kosovarët.
Mustafa në rrjetin social facebook ka publikuar disa fotografi nga takimi me Marton Benedek, zyrtarë përgjegjës për dialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Punë të Brendshme të Komisionit Evropian.
Sipas tij në këtë takim “Shtegtarët e Lirë” iu kanë dorëzuar atyre disa kërkesa të cilat edhe karakterizojnë udhëtimin e tyre.
Kërkesat tona për BE-në janë:
1. Liberalizimi i Vizave për Kosovën.
2. Data e Liberalizimit të vizave për Kosovën.
3. Të jemi të barabartë me të gjithë popujt e Evropës.
4. Ta parandalojmë Migrimin ilegal.
“Nga Dr Marton Benedek morëm këto fjalë ku ai tha” Arritja e Nazim Ajdinit, Jahi Mustafës, Xhevdet Shabanit dhe Liridon Bashës është absolutisht e veçantë! Të ecësh 2600 km për të theksuar një pikë, gjithsesi se i bën njerëzit të të dëgjojnë. Ne shpresojmë që liberalizimi i vizave do të bëhet një realitet për popullin e Kosovës sa më shpejtë”, ka shkruar Mustafa në facebook.
“Pas këtyre fjalëve të Dr Benedek grupi e falënderoi për takim dhe gjitha këto fjalë të mira nga ai se kjo do ndodhë shumë shpejtë ku morën edhe mesazhin që ti themi “ JO “ migrimit ilegal dhe do punojnë në këtë drejtim pas kthimit në Kosovë ku edhe morëm mbështetje të madhe nga Dr Benedek dhe BE”, ka shkruar në fund jahi Mustafa , njëri prej katër shtegtarëve të lire. /2L ONLINE/