“Bashkë me kryetarin e AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica vizituam ndërmarrjen ‘Wolf GmbH”, me pronar mikun tim të çmuar, Ukë Blakaj. Është kënaqësi me pa investime të tilla dhe biznese të suksesshme si kjo”, ka thënë Ilmi Mustafa.
Mustafa, i cili edhe vet është afarist dhe anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, tha se pronarin Ukë Blakaj e përgëzuan për punën profesionale dhe suksesin që ka shënuar në këtë veprimtari si e rrallë në Kosovë dhe rajon.
“Me Ukën na lidhë shumçka, më së shumti angazhimi i përbashkët në interes të komunitetit shqiptar në Gjermani po ashtu edhe interesi i Kosovës dhe qytetarëve të saj. Investimi në Kosovë dhe hapja e vendeve të reja të punës, ishte dhe mbetet si qëllimi ynë i përbashkët afatgjatë. Nuk ka formë tjetër përmes së cilës mund të ndihmohet Atdheut sot përveç kësisoj siç ka bërë Ukë Blakaj dhe shumë të tjerë afaristë nga diaspora. Ukës i urojmë suksese në punë dhe zgjerim e rritje të investimeve në Kosovë”, ka thënë Ilmi Mustafa. /2LONLINE/