DYLON

Reagon LDK: Transparenca e Komunës së Gjilanit “shpërblehet” me gjobë të cilën duhet ta paguajnë nga taksat e qytetarëve

Reagon LDK: Transparenca e Komunës së Gjilanit “shpërblehet” me gjobë të cilën duhet ta paguajnë nga taksat e qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Udhëheqja e Komunës së Gjilanit, në vend që të merret me investime kapitale, obligohen të paguajnë gjobë në vlerë 4000€ për kufizim të qasjes në dokumente publike, thuhet në një rragim të LDK-së së Gjilanit.

Transparenca e Komunës së Gjilanit “shpërblehet” me gjobë të cilën duhet ta paguajnë nga taksat e qytetarëve. 

EkoHigjiena

Si LDK vazhdisht kemi alarmuar për mostransparencën e qeverisë komunale që udhëhiqet nga VV dhe kjo po dëshmohet edhe me vendimin e fundit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, thuhet tutje në reagim.

“Ju kujtojmë se kjo është hera e parë që Komuna e Gjilanit gjobitet për kufizim të qasjes në dokumente publike.  Nga Komuna më transparente gjatë qeverisjes së LDK-së në tetë vitet e fundit, është fatkeqësi që Gjilani sot është Komuna më jo transparente dhe krejtësisht e mbyllur për publikun”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK, reagimit te saj ia bashkangjet vendimin. “Ky është vendimi nga Agjencia për Informim dhe Privatës”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.