Mesfushori, Zgjim Mustafa ka kontratë me KF Dritën edhe për dy vitet e ardhshme. Megjithatë, Mustafa pritet të përfundojë aventurën me gjilanasit.
Mustafa ka vendosur për tu larguar nga klubi gjilanas i futbollit, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
“Është e vërtetë që kam kërkuar për t’u larguar nga Drita për shkak të hapsirës dhe minutave të kam patur në dispozicion. Interesim kanë shprehur disa klube për ti siguruar shërbimet e mia, por ende nuk kam vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën time, aq më pak se kam arritur ndonjë marrëveshje me ndonjë klub, kështu që të gjitha lajmet janë të pavërteta. Gjatë ditëve në vijim pritet për të vendosur për të ardhmen time dhe do ju njoftoj me kohë”, ka thënë Mustafa.
Mustafa u transferua te Drita edicionin e kaluar, derisa pati paraqitje edhe në arenën ndërkombëtare, derisa pati minuta kundër Dudelange në rrethin e dytë të kualifikimeve në Europa League.