Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka shprehur optimizëm se do të jetë Kryeministër i Kosovës. Mustafa në një intervistë për gazetën “Epoka e Re” ka deklaruar se qeveria që do të udhëhiqet nga ai, nuk do të jetë megalomane, por me duar të pastra.
Mustafa ka thënë se është i gatshëm të bëjë koalicion me të gjitha partitë e tjera politike, përpos PDK-së, e cila sipas tij duhet të shkojë në opozitë. Mustafa thotë se me Thaçi e Kuçin janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen në qershor.