Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka njoftuar se sot, zyrtarisht rrugëtimit politik të AAK-së, iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike.
Ndër tjerash, Mustafa Bajrami ka qenë në një periudhë kohore edhe kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
Interesimi i jashtëzakonshëm i profesionistëve të fushave të ndryshme për ta mbështetur projektin e Aleancës 100% shtet, dëshmon qartë besimin në vlerat tona.
Sot, zyrtarisht rrugëtimit tonë politik iu bashkua Mustafa Bajrami, doktor i logjikës dhe filozofisë analitike. Ai studimet bachelor i përfundoi në Egjipt, ndërsa studimet master dhe doktoraturën në Turqi.
Mirënjohës për besimin dhe njëkohësisht shpreh konsideratën time për familjen dhe babanë e tij, H. Jetish Bajrami, ish Kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti i Kosovës, i cili gëzon respekt të madh nga të gjithë.
RH