DYLON

PD e AKR me marrëveshje për koalicion parazgjedhor

PD e AKR me marrëveshje për koalicion parazgjedhor
Avatar photo Redaksia

Partia e Drejtësisë (PD) përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas bisedimeve gjithëpërfshirëse me presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli dhe në vazhdën e bashkëpunimit të frytshëm politik shumë vjeçar të Partisë së Drejtësisë me Aleancën Kosova e Re, u arrit marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet PD dhe AKR që në radhë të parë është në funksion të pasurimit të ofertës politike për qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Ky koalicion parazgjedhor do të fuqizojë në mënyrë përmbajtjesore koalicionin tani më të arritur ndërmjet subjekteve politike AKR dhe NISMA dhe do të paraqet alternativë të besueshme dhe vizionare për qytetarët e Republikës së Kosovës në periudhën tejet të ndjeshme për të ardhmen e vendit.

Partia e Drejtësisë fton gjithë elektoratin e saj që të mbështet ketë koalicion parazgjedhor në funksion të promovimit dhe institucionalizimit të vlerave të dëshmuara të traditës sonë kombëtare dhe qytetare euroatlantike në politikat e qeverise se re të vendit, thuhet në fudn të komunikatës..

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.