Me vozitje të pakontrolluar rrezikonte vetën dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, pati sjellje të keqe edhe ndaj zyrtarëve policorëfotoilustrim

Me vozitje të pakontrolluar rrezikonte vetën dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, pati sjellje të keqe edhe ndaj zyrtarëve policorë

Me 27 gusht 2019, rreth orës 16:00 Policia e Kosovës (PK) përmes rrugëve operative ka pranuar një informacion se një veturë e llojit “Pezho” me targa RKS, bënte vozitje të rrezikshme dhe të pakontrolluar.

Sipas informacioneve. vetura ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Gjilan-Prishtinë, në afërsi të fshatit Llajshec. Policia e Kosovës, me njësitet e trafikut rajonal kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme ku kanë arrit ta identifikojnë dhe njëherësh ta ndalojnë veturën në fjalë të cilën e drejtonte vozitësja femër,serbe shtetase e Kosovës.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nga zyrtarët policorë, të cilët i janë përgjigjur rastit, është vërejtur se vozitësja ka treguar shenja se ishte nën ndikim të alkoolit, ishte jostabile dhe me sjellje të pakontrolluara, dhe njëkohësisht pa ndërprerë ka fyer dhe ofenduar zyrtarët policorë, për të cilat PK-ja posedon dëshmi.

“Për shkaqe sigurie të vetë vozitëses dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, Policia e Kosovës konform procedurave ligjore ka tërhequr automjetin nga qarkullimi rrugor, ndërsa vozitësja është dërguar në stacionin policor në Gjilan për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Ai tha edhe se vozitësja edhe gjatë qëndrimit në stacion policor ku vazhduar me sjellje të njëjta dhe ka refuzuar në mënyrë kategorike t’i nënshtrohet kontrollit të Alkooltestit.

Policia e Kosovës lidhur me këtë rast ka njoftuar prokurorin kompetent dhe ndaj të njëjtës (vozitëses) ka shqiptuar gjobën në bazë të Ligjit 05/L-088 të nenit 245 paragrafi 1.1, të ligjit mbi trafikun rrugor.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe sigurisë në trafikun rrugor do të ndërmerr masa ndaj të gjithë shkelësve të ligjit pa dallime”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

KOMENTE