Kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu duke folur për gjendjen politike në Luginë të Preshevës është shprehur se situata politike dhe ekonomike nuk është hiç më e mirë se ajo e para luftës së UÇPMB-së, shkruna Titulli.com.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, aktualisht, ndodhen në një situatë të palakmueshme. Gjendja e tyre politike dhe ekonomike thënë troç, nuk është hiç më e mirë se ajo e para luftës së UÇPMB-së, që erdhi si pasojë e dhunës së shfrenuar të ish regjimit diktatorial të Millosheviqit. Ndonëse pas 18 vjet të Marrëveshjes Paqësore të “Konçulit” e këndej, në Luginë të Preshevës, pothuajse nuk është bërë asgjë nga Beogradi për ndryshimin e statusit politik të shqiptarëve të cilët mjerisht, edhe sot përballen me të njëjtat probleme”, theksoi Musliu.
Sipa tij shqiptarët në Luginë, diskriminohen sistematikisht nga organet shtetërore në Serbi, duke filluar nga të drejtat më elementare integrimi në organet komunale e qëndrore, zbatimi në praktikë i dy gjuhësisë dhe simboleve kombëtare, moszhvillimi ekonomik, varfëria ekstreme, papunësia enorme, niveli i ulët arsimor e kulturor, shlyerja nga evidenca e gjendjes civile, spastrimet etnike në heshtje e kështu me radhë.
“Me këto shembuj të diskriminimit klasik të Beogradit, shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk ndihen të sigurt, të qetë e me perspektivë, në shtetin që i sundon e i diskriminon njëkohësisht. Për këto padrejtësi të Qeverisë së Serbisë, që ushtrohen padrejtësisht ndaj shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, janë alarmuar faktorët vendorë dhe ndërkombëtarë, por pa ndonjë rezultat në këtë drejtim”, ka shkruar mes tjerash Musliu.
Ai vlerë soi se sot më shumë se kurrë duhet të ndodh bashkimi i kësaj toke me trungun e saj natyral, Kosovën.
BURIMI: Titulli.com