“Opozita po luan një lojë të qëllimshme duke thirrur seanca dhe pastaj duke lënë sallën e Kuvendit. Ata aktualisht përbëjnë shumicën në Kuvendin Komunal. Nëse jeni për votim, votoni për bartjet buxhetore. Ju keni shumicën dhe nuk duhet të pengoni proceset, projektet, subvencionet, pagat e punëtorëve dhe kategori të ndryshme”, thotë Arbër Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, janë 2.5 milionë euro që duhet të bartën nga Kuvendi Komunal.
“Kjo është seanca e katërt radhazi që nuk mbahet, duke justifikuar me mungesën e transparencës. Cili ka qenë justifikimi i tyre në vitin e parë të qeverisjes, po ashtu vitin e dytë dhe tani. Shqetësimi i opozitës nuk është transparenca, por synimi për të bllokuar jo vetëm bartjet por edhe Kuvendin”, thotë Musliu.
Sipas tij, çdo vonesë dhe pengesë në projekte, si dhe votimet në Kuvendin Komunal, prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe zhvillimin e qytetit. /2LONLINE/