DYLON

Edi Basa rinovon kontratën me SC Gjilanin

Edi Basa rinovon kontratën me SC Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka  arritur marrëveshjen me futbollistin Edi Basa për të vazhduar kontratën.

Klubi dhe lojtari zgjasin marrëdhëniet e punës deri në verën e vitit 2026.

EkoHigjiena

“Basa ishte afruar në edicionin e fundit nga kampionati shqiptar i futbollit, derisa ishte njëri ndër lojtarët më të dalluar në fushën e lojës. Duke qenë vendimtar në sfidat më të rëndësishme të kampionatit është vlerësuar se qëndrimi i futbollistit kroat është i domosdoshëm në organikën e trajnerit Ardian Nuhiu”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ertan Demiri, drejtori sportiv i klubit ka prezantuar marrëveshjen me Edi Basan duke i uruar atij shumë suksese në vazhdimësi.  /2LONLINE/