Arbër Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita, e cila aktualisht përbën shumicën në Kuvendin Komunal, përsëri ka bojkotuar Kuvendin Komunal, duke u justifikuar me mungesën e transparencës por se, nuk është transparenca shqetësimi i saj, por më tepër synimi për të bllokuar bartjet buxhetore, të cilat përfshijnë projekte të ndryshme në proces.
Ai tha se janë, 2.5 milionë euro që duhen të bartën nga Kuvendi Komunal për projekte të ndryshme, investimet kapitale, programe dhe subvencionime e kategori të ndryshme.
“Këto bartje buxhetore përfshijnë edhe pagat e punonjësve që tashmë janë rikthyer në punë, të cilët ishin në procese gjyqësore dhe për të cilët duhet të paguajmë 50% të pagës në vlerë prej 347 mijë euro”, ka thënë Musliu i Vetëvendosjes. /2LONLINE/.