Shqiprim Musliu, kryetar i Lëvijes së Progresit Demokratik ka publikuar një video nga aksioni protestues para stacionit policorë në Bujanoc, shkruan Titulli.com.
“Atë që e kemi kërku prej dekadash me deklarata e takime, që nga marrëveshja e Konçulit e me dhjetra marrëveshje tjera që nuk po zbatohen, sot po e shpërfaqim në protestë paqësore e demokratike edhe para stacionit policorë në Bujanoc.
Për të drejtat tona dhe të qytetarëve të këtij vendi”, ka shkruar Musliu.
Aty janë shfaqur pankarat me mbishkrmin ” Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: “Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale”.