Fenerbahçe arriti fitore të pastër në udhëtim ndaj Gazientepit me rezultat 2:0. Vedat Muriqi pa dyshim se ishte protagonisti i ndeshjes me gol e asist, dhe në fund edhe me karton të kuq.
Fillimisht asistoi për Krusen në minutën e 51-të, ndërsa vet realizoi në minutën e 90+3. Ai mori vlerësimin më të lartë për paraqitje pas ndeshjes, ndërsa shkëlqeu gjithashtu edhe me kilometrat e përshkruara përgjatë 90 minutave.
Ai vrapoi 10.8km, duke u renditur i treti pas Gustavos 11.6 dhe Dirar 11.1
Hija e keqe e kesaj ndeshje ishte pasi mori edhe kartonin e dytë të verdhë për shkak të protestave, duke e larguar me te kuq nga loja.
Reprezentuesi kosovar po vazhdon edhe në vitin 2020 me formë të lartë dhe protagonisti kryesor në çdo ndeshje.