Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi është në formën jetësore. Edhe në këtë javë super sulmuesi kosovar ka shënuar gol.
Muriqi shënoi në ndeshjen kundër Atiker Konyaspor në minutën e dytë, duke ia rrëmbyer për mrekulli topin njërit nga mbrojtësit kundërshtar.
Muriqi për momentin ka 11 gola të shënuar dhe 6 asistime këtë sezon në Super Ligën turke, duke qenë kështu golashënuesi i katërt më i mirë në Turqi.