Pas formës së mirë që tregoi edicionin e kaluar me Rizesporin, me të cilin u bë golashënuesi i dytë më i mirë në Turqi, Vedat Muriqi tani po vazhdon me shënimin e golave edhe te Fenerbahçe.
25 vjeçari realizoi sot në miqësoren kundër Ëolfsburgut, e cila u mbyllë pa fitues 1-1.
Ky ishte goli i dytë në dy ndeshje për të me gjigantin turk. Pas ndeshjes ai tha se do të dëshironte që emri i tij të shkruhej me shkronjta të arta në historinë e Fenerbahçes.
“Jam përshtatur shumë mirë nga momenti i parë me ekipin e shokët. Të gjithë më kanë ndihmuar. Unë dua të vendos emrin tim me shkronja të arta në historinë e Fenerbahçes. Kam filluar mirë dhe shpresoj që kështu të vazhdoj edhe në kampionat” theksoi Muriqi.