DYLON

Mendja e madhe, e zeza e kresë!

Mendja e madhe, e zeza e kresë!
Avatar photo Redaksia

Të ushqehesh nga patriotizmi folklorik i mbyllur tash e sa shekuj në sirtarët e muzeve historikë evropian, është hiç më pak se një shprehje e vonuar dhe tërësisht jashtë kontekstit të zhvillimeve të shekullit njëzetenjë.

Shkruan: Mirishahe Limani Hiler

Që në momentin kur hapësira për veprim është aq e largët në raport me dëshirën që më shumë i ngjanë një ëndrre, dashuria e shprehur me fjalët më të zgjedhura nuk manifeston tani për tani asgjë.

EkoHigjiena

Kosovës nuk i duhen fjalët e mëdha! Zhvillimeve të fundit politike në vend i është dhënë qasje tmerrësisht e gabuar. E gabuar, sepse emocionet kanë zënë vendin e logjikës së shëndoshë.

Si ka mundësi që rënia e qeverisë shtetërore e ndikuar nga faktorë të jashtëm, të duartrokitet nga faktorë të brendshëm?

Poqë se një udhëheqje e keqe shtetërore bie nga zëri i arsyes së popullit, nga veprimet e argumentuara të një opozite të fortë që manifeston pakënaqësitë, do të kishte vend edhe për satirë.

Ata që tani të ngazëllyer shfrytëzojnë fatkeqësinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare, janë realisht më të dobëtit e hapësirës kombëtare.

Pse?

Sepse pretendojnë të kenë arritur realizimin e tyre e që në fakt është ekzistencë e paqëndrueshme në kohë mbase vendosmëria opozitare nuk ka arritur të argumentoj dhe të bindë.

Përshtypja më e hidhur që mund të dal nga e gjithë kjo eufori emocionesh është mungesa e një distance të arsyeshme. Nuk më rastisi të arsyetoj asnjë lider politik në Kosovë që ilustron pjekuri e kulture politike.

Të gjithë pothuajse nxituan të vihen në dukje sikur ndjeheshin të harruar në rrugëtimin e tyre politikbërës brenda kufijve kosovarë. Harruan për të njëmijtën herë se populli i Kosovës është lodhur nga karrieristët. Harruan se popullit nuk i duhen populistët e nacionalistët që krijojnë mure.

Liria e ngulfatur prej më se njëzet vite është fryt i mosgatishmërisë sonë që të dalim nga përshtatja në komforin që kemi, komfor që është vetëm rezultat i frikës nga mosnjohja e rrugës që të shpie në të nesërmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.