Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, është në formën e karrierës, teksa ka shënuar sërish për klubin turk, Fenerbahce. Sulmuesi kosovar, e ka gjetur golin e radhës te Fenerbahce në takimin e sontëm.
Në takimin që po zhvillohet në Superligën e Turqisë, Muriqi shënoi për epërsinë 2-1 të Fenerit.
Është ky goli i tretë në kampionat për Muriqin në katër ndeshjet e fundit.