Shkaku i formës fenomenale që po kalon në këtë edicion, Vedat Muriqi është zgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit tetor në kampionatin elitar turk.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë 25-vjeçari, i cili në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar:
“Lojtari i muajit tetor”.
Ndryshe, Muriqi e ka nisur karrierën e tij si futbollist te Liria e Prizrenit, derisa më pas ka vazhduar në Shqipëri dhe në Turqi për të treguar potencialin e tij të jashtëzakonshëm në sulm.