Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë. Sulmuesi shqiptar që luan te Fenerbahce ka treguar formë të lartë edhe në javën e 14-të të ligës turke.
Fenerbahce fitoi 5-2 ndaj Genclerbirligi në fundjavën e kaluar, derisa Muriqi shënoi dy gola, në minutën e 23-të dhe 29-të.
Me këto dy gola të realizuara, sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka arritur të futet në formacionin e javës.
Nga 14 ndeshje të zhvilluara në kampionatin turk dhe në Kupë, Muriqi ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 3 asistime.