Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është shprehur optimist edhe pse e di se Çekia është më lartë se dy kundërshtarët e mëparshëm, se Bullgaria dhe Mali i Zi.
Ai ka shtuar se me një rezultat të mirë kundër çekëve do të jetë gjysma e punës e kryer në rrugën e Kosovës për Kampionat Evropian. Sipas tij, kjo ndeshje mund të jetë testi vendimtar për fatin e Kosovës më tej.
Muriqi ka kaluar një formë shumë të mirë në Turqi dhe ka filluar sezonin me dy gola me fanellën e Fenerbahces.