Vedat Muriqi ka nënshkruar kontratë katër- vjeçare me skuadrën turke të Fenerbahçes.
Tashmë shtatgjati ka nisur edhe stërvitjet e para me bashkëlojtarët dhe po mundohet të ambientohet me stilin e lojës së trajnerit, Ersun Yanal.
Pak orë më parë, verdhezinjtë kanë bërë të ditur se më 30 korrik do të luajnë një ndeshje miqësore në kuadër të Audi Cup kundër Bayern Munichut.