DYLON

UEFA në mbështetje të FFK-së, diskutime për realizimin e projekteve

UEFA në mbështetje të FFK-së, diskutime për realizimin e projekteve
Avatar photo Elife Sherifi

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, po qëndrojnë në selinë e UEFA-s me ftesë të drejtorit të federatave kombëtare, Zoran Lakovic, ku dje dhe sot kanë zhvilluar takime të shumta për realizimin e projekteve të reja në kuadër të strategjisë së re.

Gjatë këtyre takimeve me zyrtarët e UEFA-s u diskutuan projektet me prioritet për FFK-në, me ç’rast u mor përkrahja e plotë për këto projekte.

Po ashtu, zyrtarët e UEFA-s u njoftuan për gjendjen aktuale në FFK, me ç’rast ata u informuan për gjithçka që ka ndodhur kohët e fundit.

EkoHigjiena

Përveç, shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.