Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është në formë të lartë edhe me Fenerbahçen, duke realizuar dy gola në tri ndeshje, dhe këto paraqitje të mira kanë bërë që Muriqi të tërheq vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.
Totttenham, Fiorentina, Napoli dhe Lazio janë ekipet e interesuara sipas mediave turke.
Tifozët e klubit të Fenerbahçes e pëlqejnë sulmuesin dhe kanë krijuar një simpati për të, në spekrtin sportiv. Po,r janë edhe mediat turke, ato që thurin elozhe për sulmuesin shtatlartë.
E përditshmja turke “Milliyet” shkruan për Muriqin: “Ai ishte si Drogba, Muriqi u bë hero në vendin e tij”.