Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te klubi i ri, Fenerbahçe.
Muriqi ka shënuar dy gola në debutim te Fenerbahce, që e mposhti 2-0 në miqësore Bursasporin.
Muriqi që ditë më parë kompletoi transferimin nga Rizespor, ka realizuar dy herë në miqësoren kundër Bursaspor, të cilën Fenerbahce e fitoi 2-0.
Me këtë formë, Muriqi tregoi se është transferim i qëlluan për Fenerbahçen, dhe se mezi pret startin e sezonit në Superligën e Turqisë.