Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Muqibabë të Gjilanit, me urdhëresë të gjykatës, janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar.
Gjatë kontrollimit është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjuetie me 18 fishekë me leje të skaduar nga viti 2011.
I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.