SC Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme që rezultoi me kreun e tabelës. Gjilanasit mposhtën Ballkanin me rezultat minimal 1:0 në shtëpi.
Në këtë ndeshje, trajneri i ekipit musafir, Kf.Ballkanit, Ismet Munishi, kishte marrë një karton të verdhë, pastaj pasoi edhe i dyti direkt i kuq dhe përjashtim nga loja.
Munishi tregoi arsyen e veprimit të tij, që rezultoi me karon të kuq.
“Pata përshtypjen që kriteri i gjykimit nuk ishte i njejtë sikurse për ekipin vendas, po ashtu edhe për ekipin mysafir, prandaj edhe protestova dhe u përjashtova nga loja”, ka thënë Munishi.
Sipas tij, Gjilani i dënoi nga një gjysmë rast, derisa u mbrojt mirë dhe nuk la asnjë hapsirë, pavarësisht përpjekjeve të klubit të tij.