SC Gjilani lider, por ja çfarë thotë trajneri Mezani

SC Gjilani lider, por ja çfarë thotë trajneri Mezani

SC Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme që rezultoi me kreun e tabelës. Gjilanasit mposhtën Ballkanin me rezultat minimal 1:0 në shtëpi.

Por, ky fakt nuk do të thotë asgjë, pasi trajneri i Gjilanit, Gentijan Mezani e di se do ketë punë të vështirë këtë edicion me ekipin e tij.

“Nuk jemi duke parë renditjen tabelare, po merremi me ndeshjet tona, sepse kjo është filozofia ime të marrim ndeshjet një nga një, pasi që secila ndeshje dallon nga ndeshjet tjera. Sot nuk bëmë një lojë të bukur, por luajtëm për të fituar”, deklaroi Mezani.

Sipas tij, kjo ishte ndeshja më e vështirë këtë edicion përballë FC Ballkanit. Krejt në fund tekniku i klubit gjilanas foli edhe për objektivin e këtij sezoni.

“Është shumë normale që tifozët, drejtuesit e klubit, por edhe stafi teknik të pret diçka më tepër nga ky edicion. Madje edhe vetë futbollistët janë të vetëdishëm për investimet që janë bërë këtu. Por, primare kemi daljen në Evropë dhe më pas mbetet të shihet”, përfundoi Mezani.

SC Gjilani tani është lider i vetëm i Superligës pas javës së pestë.

KOMENTE