Trajneri i Kombetares Shqiptare, Edi Reja e ka vendosur që të luajë me një formacion 3-5-2, të preferuarin e tij, që në ndeshjen e parë në drejtimin e kuqezinjve ndaj Islandës.
Edhe pse aktualisht skuadra përballet me një krizë të mirëfilltë mungesash për dëmtime e pezullime, trajneri vazhdon t’i qëndrojë besnik idesë së tij për mënyrën e lojës dhe sot e ka venë në zbatim në fushë.
Pas ushtrimeve stërvitore, ai ka ndarë skuadrën ën dy grupe prej 10 lojtarësh që kanë punuar mbi skemat taktike, ndërsa “spektatorë” kanë mbetur Abrashi e Ismajli të dëmtuar. Reja ka rreshtuar dy formacione 3-5-2 dhe gjatë stërvitjes së pasdites ka kërkuar nga të dy palët lëvizjet që duhet ët bëjnë lojtarët në fushën e lojës.
Mesfusha me tre shihte Bashën, Xhakën dhe Kaçen si titullarë në këtë ndeshje testuese. Ndërsa përpara, Armando Sadiku dhe Myrto Uzuini përbënin dyshen e sulmit.
Nga ana tjetër, në rreshtimin e dytë që ndërtoi ai, Mavraj, Ajeti e Veseli përbënin qendrën e prapavijës me Roshin e Alijin nga krahët.
Ky eshte formacioni: