Muhamed Ismajli, i cili jeton dhe vepron përkohësisht në Zvicër, ka dhuruar 5 mijë e 500 euro nga kursimet e tij për 110 familje me jetimë të Komunës së Gjilanit.
Agim Hyseni, sekretar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit ka bërë me dije se nuk është hera e parë që Muhamedi në muajin Ramazan i ndihmon familjet në nevojë, e në veçanti jetimët e komunës së Gjilanit.
Këtë traditë ai e ka vazhduar qe disa vite me radhë në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti” në Gjilan, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Lusim Zotin e Madhërishëm që ta shpërblejë për punën e tij të mirë në dynja e ahiret!”, është lutur Hyseni. /2LONLINE.com/