DYLON

Haziri e Minxhozi qëndrojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti

Haziri e Minxhozi qëndrojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kanë qëndruar sot për vizitë ngushëlluese në familjen Haliti, e cila në tragjedinë e Shqipërisë humbi tre anëtarë.

Me këtë rast, kryetari Haziri dhe ambasadori Minxhozi janë shrpehur se kjo ngjarje i ka tronditur të gjithë shqiptarët kudo, ndërkohë që kanë kërkuar nga organet e shtetit shqiptar zbardhjen e rastit.

EkoHigjiena

“Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.