DYLON

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi iftar për jetimët e Gjilanit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi iftar për jetimët e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në këto ditë të fundit të Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka shtruar iftar për jetimët e Gjilanit.

Edhe pse numri i jetimëve të regjistruar është më i madh, në këtë iftar morën pjesë  110 jetimë  me kujdestarët  e tyre.

EkoHigjiena

Kryetari i KBI në Gjilan mbajti një fjalë rasti, ku mes të tjerash theksoi: “Jemi shumë  krenarë dhe të lumtur që edhe në këtë Ramazan realizuam iftarin me ju. Ju jeni mysafirët më të veçantë të KBI-së në këtë Ramazan!”

“Duhet theksuar se në fund të iftarit një gjilanas, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ka dhuruar nga një shumë të hollash për secilën familje me jetimë për nder të Bajramit të Fitrit”, ka bërë me dije sekretari i KBI-së, Agim Hyseni. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.