Për nder të këtij muaji, në xhaminë e fshatit Livoq i Ulët , KBI në Gjilan ka organizuar një manifestim të pasur me Kuran, ligjerata, ilahi dhe këndim të disa pjesëve të mevludit tradicional
Të pranishmit i përshendeti me një fjalë rasti Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan Naim ef Aliu, i cili edhe ligjeroi për historikun e Mevludit në trojet tona.
Më pastaj u lexuan ilahi dhe mevlud nga imamët e xhamive tona derisa duan e bëri kryeimami Ilaz ef Mustafa.
Për të ftuarit, këshilli i xhamisë së fshatit kishte organizuar një darkë modeste. /2LONLINE/