DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të dhunës në familje, posedim të narkotikëve, arrestimit, aksidentit të trafikut…

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të dhunës në familje, posedim të narkotikëve, arrestimit, aksidentit të trafikut…
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit  janë regjistruar raste të dhunës në familje, posedim të narkotikëve, arrestimit, aksidentit të trafikut…, transmeton 2LONLINE.com.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 14.10.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Sipas viktimës, i dyshuari po ashtu edhe e ka kanosur atë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Skifter Arifi, Gjilan 14.10.2022-16:25 Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 1.67 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Haki Miderrizi, Gjilan 14.09.2022-14:40 Lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj  kosovarë – këmbësor, pasi të njëjtit janë goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me veturë ka goditur edhe një veturë e cila ishte e parkuar, e pastaj ishte përplasur në një lokal afarist. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor.

GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES

Fsh. Pozheran, Viti 14.10.2022 – 12:00. Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes – granatë dore. Njësia për deminim e FSK ka bërë asgjësimin e mjetit. Nuk raportohet për ndonjë incident.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK-Merdare 14.10.2022-20:40 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.